Strakosha rrezikon operimin, mund të mungojë për një kohë të gjatë

Portieri i Shqipërisë dhe Lazios, Thomas Strakosha rrezikon të operohet. Gardiani 25-vjeçar vuan ende nga problemi në gju, edhe pse ka bërë të pamundurën për t’u rikuperuar.

Mediat italiane shkruajnë se Strakosha mund të kryejë ndërhyrje kirurgjikale për t’u shëruar njëherë e mirë. Që prej shërimit nga COVID-19, portieri shqiptar ka humbur vendin në formacionin titullar. Trajneri Simone Inzaghi po i beson më tepër veteranit Pepe Reina.

Kujtojmë që Strakosha pati dhe një përplasje me klubin rreth lënies në stol për disa sfida, por më pas palët gjetën gjuhën e përbashkët. Nëse Strakosha operohet në gju, ai mund të mungojë për një kohë të gjatë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?