Strakosha shkëlqen në Firence në fitoren e AEK-ut ndaj Fiorentinës

Thomas Strakosha ishte protagonisti absolut i mbrëmjes në Firence, duke zhvilluar një nga ndeshjet e tij më të mira të viteve të fundit. Portieri i kombëtares shqiptare u shndërrua në mur të pakalueshëm për Fiorentinën, duke i dhuruar AEK-ut të Athinës një fitore të çmuar 0-1.

Skuadra vjollcë hyri në fushë me qëllimin e vetëm për të sulmuar, por Strakosha i ndali që në minutat e para ambiciet e italianëve. Në një aksion të rrezikshëm, ai shmangu golin pak centimetra para vijës fatale, ndërhyrje e cila u konfirmua edhe nga sistemi VAR.

Në fund të ndeshjes, portieri kuqezi u vlerësua me notën 7.4, duke u shpallur ndër lojtarët më të mirë të duelit. Është një performancë që jo vetëm i jep AEK-ut tre pikë tepër të rëndësishme, por edhe rikthen fuqishëm emrin e Strakoshës në skenën e futbollit italian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?