Strakosha shpresa e madhe e Lazios ndaj yjeve të Juventusit të shtunën

Duhet një ndeshje perfekte. Një gjë të tillë duhet ta garantojë ekipi dhe lojtarë të veçantë. Duke filluar që nga Thomas Strakosha. Portieri i Lazios, i cili spikat gjithmonë në ndeshje të mëdha, kërkon që të shtunën të bëjë një tjetër paraqitje të mirë ndaj bardhezinjve. Një gjë të tillë e ka bërë edhe më parë. Këtë sezon, ka mbajtur portën të paprekur në 4 ndeshje nga 7 takime që ka zhvilluar në shtëpi. Portieri i kombëtares sonë do të provojë të ndalë futbollistë të klasit botëror si Ronaldo, Dybala dhe Higuain.

 

Në dy raste, në mënyrë specifike, ndeshjet e Strakoshës ndaj Juventusit kanë qenë të paharrueshëm për të dhe tifozët. E para daton në më 13 gusht 2017, në atë ditë në Superkupën e Italisë, “gardiani” shqiptar bën fenomenin me një pritje fantastik ndaj Cuadrados, kur rezultati ishte 0-0. Ndeshja ishte e vështirë, por Lazio, arriti që të triumfonte 3-2, falë edhe paraqitjes shumë të mirë të tij. Gjatë ndeshjes bëri edhe një sërë ndërhyrjesh të tjera ndaj Higuain, Pjanic, duke u dorëzuar vetëm ndaj Dybala-s, i cili realizoi me goditje dënimi dhe penallti.

Image result for strakosha ronaldo

14 tetorin e ardhshëm, Strakosha u bë protagonist absolut në një ndeshje që hyri në historinë e Lazios. Bardhekaltrit triumfuan pas 16 vitesh në transfertë ndaj ekipit rorinez. Rezultati u mbyll 2-1, me portierin shqiptar që arrin të ndalë nga pika e bardhë Dybala-n në fundin e ndeshjes. Një pritje që e kthehu atë në mit.

Këtë gjë tifozët shpresoj që ta shohin edhe të shtunën, duke shpresuar që të jenë ekipi i parë që mund Juventusin e Sarrit. Mund të jetë një fitore fantastike në rrugëtimin për Champions League, një objektiv i madh në vitet e fundit. Një ëndërr e madhe për tifozët bardhekaltër, teksa shpresohet sërish në mrekullitë e Strakoshës. /Përshtati në shqip Rozalb Lika- Gazzetta dello Sport/

 

 

SHKARKO APP