Strategjia e Manchester United, me Ragnick ka avantazh të madh për të rrëmbyer Haaland
Ralf Rangnick pritet të bëjë ndryshime të mëdha në sezonin e ardhshëm te Manchester United në rolin e drejtorit sportiv. Trajneri 63-vjaçar do të jetë në stolin e Old Trafford deri në fund të sezonit, më pas do të marrë postin e drejtorit sportiv të klubit.
Objektivi i tij i madh për sezonin e ardhshëm është Haaland. Për të arritur nënshkrimin me talentin e madh norvegjez, sipas “Bild”, Manchester United po përgatit një ofertë prej 118 milionë eurosh.
Mbërritja e Rangnick është parë në Angli dhe Gjermani si një lëvizje strategjike e Manchester United për të nënshkruar me Haaland, pasi trajneri gjerman mban një miqësi të madhe me Alf-Inge, babanë e sulmuesit të Borussias së Dortmundit, por ai ishte gjithashtu një nga zbuluesit e norvegjezit, pasi e mori fillimisht te Salzburgu, para se ta bashkonte me Leipzigun.
Prania e Rangnick në “Old Trafford” i jep Manchester United një avantazh të caktuar, por klubi anglez duhet të jetë i përgatitur për të konkurruar konkurrojë gjigantë të tjerë evropianë si Manchester City, PSG apo Reali i Madridit.
KOHA JONË SONDAZH

