STUDIMI/ Covidi gjunjëzon të mëdhatë e futbollit evropian, ja 10 më të mirat
Covid-19 goditi si një cunami në botën e futbollit. Edicioni i 24-të i Deloitte Football Money League fotografon efektet e pandemisë në performancën financiare të klubeve më të mëdha për sa i përket përfitimeve në sezonin 2019/20.
1.1 miliardë euro të ardhura më pak për shkak të tkurrjes nga drejtat e TV. Ndikimi negativ vlerësohet në mbi 2 miliardë në fund të sezonit 2020/21. Duke analizuar në mënyrë të detajuar raportin, del se 20 klubet e para gjeneruan gjithsej 8.2 miliardë euro të ardhura, me një rënie prej -12% krahasuar nga 2018/19.
Klubet që formojnë 10-shen e parë mbeten të pandryshuara, por me dallimin se kanë lëvizur pozicione mes tyre. Barcelona vijon të mbetet në krye me vetëm 100 mijë euro më shumë se Real Madridi që gjithashtu mbetet e dyta. Përmirësim ka bërë Bayerni që ka zënë vendin e Manchester United.
Ngjitje ka pasur edhe Liverpooli dhe Chelsea, ndërkohë që ka rënë PSG dhe Tottenham. Juventus ndërkohë mbetet në vendin e 10-të, pa ndryshuar pozicion, por me vetëm 349 milionë euro të ardhura nga sezoni i fundit. /R.Lika-Koha Jone/