Studimi shkencor, ja kush është më i mirë mes Messit dhe Ronaldos

Një nga pyetjet që shtrohet nga të gjithë futbolldashësit është se cili është më i mirë mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit. Shkenca nuk kënaqet thjesht me perceptime apo qëndrime subjektive, ndaj dëshiron t’i japë një herë e mirë përgjigje kësaj pyetjeje.

 

Sipas hulumtuesve të KU Leuven University (Belgjikë) dhe shoqërisë holandeze SciSports, e specializuar në nxjerrjen e të dhënave dhe statistikave, më i forti është Lionel Messi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kërkimi ka marrë në konsideratë të gjitha ndeshjet e sezoneve 2013-2018, duke vlerësuar një parametër të quajtur VAEP (Valicing Actions by Estimating Probabilities), ku merren në konsideratë gjuajtjet, pasimet, driblimet, përplasjet dhe gjithçka tjetër që një futbollist bën në fushën e blertë për të ndikuar në rezultat si me veprimet sulmuese dhe me ato mbrojtëse. Përfundimi i këtij kërkimi është: Messi ka një mesatare 1.21 VAEP për ndeshje, ndërsa Cristiano Ronaldo është ndalur në 0.61.

Swiss Digital Mobile Reklama

KU Leuven University bën të ditur se vlerësimet për Messin dhe Ronaldon kanë qenë të përafërta në tre sezonet e para, por pas 2015/16, argjentinasi ka nisur shkëputjen, duke lënë pas rivalin e përjetshëm. Përfundimisht, sipas këtij studimi, kapiteni i Barcelonës ka ndikim më të madh në skuadër sesa “ylli” aktual i Juventusit në tërësi, jo vetëm në zonën e golit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?