Suarez duhet të kalojë provimin e italishtes për të shkuar te Juvja

Marrëveshja personale me Juven është arritur, kontratë dyvjeçare për 10 milionë euro neto në sezon.  Sipas medieve në Spanjë, Juventusi do të ishte i gatshëm të paguante një shumë të caktuar për kartonin e lojtarit për të zhbllokuar marrëveshjen. Suarez do të fillojë procesin burokratik për të marrë pasaportën italiane, e nevojshme për të luajtur në Serinë A si komunitar.

33-vjeçari po përgatitet për të dhënë provimin e italishtes, që kërkohet me ligj nëse dëshiron të marrësh nënshtetësinë e këtij vendi. Në Uruguaj sigurojnë që testi do të zhvillohet në konsullatën italiane në Barcelonë. Nëse nuk do të ndodhë sot, është e sigurt që provimi do të jepet brenda kësaj jave.

Bashkëshortja e Suarezit është me origjinë italiane dhe e ka tashmë pasaportën. Të gjitha veprimet pas testit të gjuhës është e nevojshme të plotësohen formalitetet për të marrë dokumentin kërkojnë akoma të paktën dy javë kohë, në rastin më të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?