Suarez i jep fitoren 2-1 Barçës, por “kafshon” Sitin (Foto)

Luis Suarez kafshon sërish. Sulmuesi i Barcelonës ka kafshuar mbrojtësin e Manchester City, Martin Demichelis, në fundin e ndeshjes së Champions League, që u zhvillua të martën në mbrëmje në stadiumin “Etihad”. Barcelona e fitoi ndeshjen e parë, ndaj Manchester City, 2-1, e vlefshme për një vend në çerekfinale të Champions League. Por pamjet televizive tregojnë se Suarez ka kafshuar sërish, ndonëse u pezullua disa muaj pas një veprimi të ngjashëm që kreu në finalet e Kupës së Botës, Brazil 2014, kur kafshoi mbrojtësin e Italisë, Giorgio Chiellini, në përballjen Uruguai-Italia, e vlefshme për fazën e grupeve. Saurez kur ishte pjesë e Liverpulit pati kafshuar edhe Bakkal të PSV-së dhe u pezullua me shtatë ndeshje. Federata Angleze e pezulloi atë me 10 ndeshje, edhe për një kafshim tjetër ndaj lojtarit të Çelsit, Branislav Ivanovic. Në përballjen e së martës, Suarez shënoi dy golat e fitores në favor të katalanasve dhe ndihmoi Barçën të jetë më pranë kualifikimit, por a do të s’kualifikohet sërish ai, nëse provat televizive do të vërtetojnë kafshimin e radhës, për të cilin Suarez u betua se nuk do ta përsërisë më. Suarez në këtë rast i shkon për shtat shprehja “ujku qimen e ndërron por zakonin nuk e harron”. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?