FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Suarez i jep lamtumirën me lot në sy: Neymar të dua vëllai im!

Luis Suarez nuk po e kapërcen dot largimin e Neymarit drejt Paris Saint-Germain. Në një mesazh në “Facebook”, sulmuesi blaugranas e falenderon brazilianin me lot në sy duke treguar gjendjen e tij nëpërmet “emotion”.

“Miku im, të uroj të gjithat e mira në të ardhmen. Gjithashtu faleminderit për të gjithë dashurinë që më dhurove, për atë që kam mësuar me ty, për momentet unike që kaluam. Vazhdo kështu dhe mos ndrysho. Të dua shumë vëllai im i vogël”, shkroi Suarez.

Prezantimi zyrtar i Neymarit tek Paris Saint-Germain është vetëm çështje ditësh pasi skuadra franceze do të paguajë klauzolën e lojtarit me vlerë 222 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

/ SYRI.net /

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?