Suarez: Koeman pa personalitet, i mungonte guximin të mi thoshte gjërat në sy!

Një vit pas largimit nga Barcelona, Luis Suarez vijon ta vuajë mënyrën se si e larguan te Barcelona duke kritikuar trajnerin holandez, Ronald Koeman.

“Ishte shumë e vështirë për mua që të merrja vendimin për t’u larguar nga Barcelona, por situata ishte e tillë. Koeman më telefonoi dhe biseda zgjati vetëm 40 sekonda, kohë e mjaftueshme, sipas tij, për të larguar një legjendë, për të më treguar që nuk isha në planet e skuadrës.

I mungonte personaliteti, pasi nuk e mori guximin të m’i thoshte gjërat në sy, pasi pas bisedës isha i paqartë nëse ishte ai apo klubi që nuk më dëshironte. Situata ishte shumë e vështirë, Messi kërkoi të largohej, ai qëndroi ndërsa unë mora vendimin për të kaluar tek Atletico, ishte një kohë të cilën më parë nuk e kisha menduar,” deklaroi Suarez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fundjavën e kaluar, Atletico e Madridit fitoi përballë Barcelonës me rezultatin 2-0 , teksa goli i dytë u shënua Suarez. Uruguiani nuk e festoi golin për shkak të respektit që ka ndaj katalanasve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?