Suarez merr vendimin për të ardhmen, do të largohet në verë
Luis Suarez i përfundon kontrata me Atletico Madrid në qershor, por mesa duket ai e ka vendosur që tani të ardhmen e tij. Sulmuesi uruguaian pritet që të luajë në MLS sezonet e fundit të karrierës së tij si futbollist.
Suarez mbërriti dy vite më parë nga Barcelona, duke zhvilluar dy vite mjaft të mira dhe duke ndihmuar Los Colchoneros që të riktheheshin te titulli kampion me plotë 21 gola.
Ky sezon nuk ka qenë më i miri i mundshëm, pasi deri më tani ka shënuar 8 gola në 13 ndeshje aktivizim, por gjithsesi statistikat e tij nuk janë të ditëve me shkëlqim. Në ditët e fundit ka pasur një tentativë nga Juventusi për ta marrë në janar, por sulmuesi e ka refuzuar si opsion.
KOHA JONË SONDAZH

