Suarez: Nuk e imagjinoj dot Messin larg Barcelonës!

Luis Suarez ka mbetur shumë i lidhur me Leo Messin, me të cilin ka një miqësi të madhe. Sulmuesi i ekipit të Simeones ka folur në TV3 rreth mundësisë së largimit të “pleshtit” nga Barcelona.

“Nuk e imagjinoj dot Messin larg Barcelonës. Si një tifoz i klubit dhe një mik i tij, do i sugjerojë të mos largohet nga ekipi që e ka bërë të lumtur.

Gjëja më e mirë për Messin do të ishte të mbyllte karrierën te Barcelona, brenda 3, 4, 5 apo 6 viteve të ardhshme“, deklaroi “El Pistolero”.

SHKARKO APP