Suarez rikthehet në Uruguaj, i bashkohet klubit ku nisi karrierën
Ish-sulmuesi i FC Barcelona dhe Atletico Madrid, Luis Suarez konfirmoi se po rikthehet te klubi i fëmijërisë Nacional, ku filloi karrierën në vitin 2005.
“Jam krenar që e vesh sërish fanellën time te Nacional. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Shihemi së shpejti”, ka shkruar Suarez në rrjetet sociale.
35-vjeçari ka luajtur në La Liga që nga viti 2014, kur iu bashkua Barcelonës, pasuar nga dy sezone me Atletico Madrid. Suarez u bë lojtar i lirë pasi i përfundoi kontrata me skuadrën spanjolle.
Suarez është kampion i pesëfishtë i Spanjës, duke fituar 4 herë La Ligën spanjolle me Barcelonën. Në vitin 2021, ai ndihmoi Atletico Madridin të fitonte kampionatin.
Gjatë karrierës së tij futbollistike, Suarez shënoi 436 gola në 695 paraqitje.
Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Uruguait synon të luajë në Kupën e Botës Katar 2022
KOHA JONË SONDAZH

