Subertalo shokon Partizanin në “Air Albania”, ndeshja shkon në shtesë (VIDEO)

Partizani është mundur 1-0 nga Subertalo në “Air Albania” në 90 minutat e rregullta, duke e dërguar sfidën në shtesë. Të Kuqtë kishin fituar me të njëjtat shifra një javë me parë në transfertë.

Skuadra gjeorgjiane zhvilloi një pjesë të dytë shumë të mirë duke gjetur dhe golin. Guliashvili në minutën e 53-të shfrytëzoi më së miri një krosim të ardhur nga krahu i djathtë.

Më tej miqtë shpërdoruan raste të tjera të pastra, por Partizani ishte me fat. Gjithsesi do të duhen tashmë 30 minuta shtesë, të cilat po luhen në Tiranë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?