Suedia njolloja si Superliga, kampionati do të nisë pa tamponë

Suedia synon të rifillojë kampionatin në 14 qershor dhe do ta bëjë pa bërë asnjë testim për koronavirus te futbollistët, njëlloj si në Shqipëri. Sipas protokollit të firmosur, lojtarët do të limitohen të përmbushin një formular vetëvlerësimi çdo mëngjes, që do t’ia dërgojnë me e-mail mjekut të klubit (brenda e jo përtej dy orë përpara mbërritjes për në stërvitje ose në stadium për një ndeshje) që do të vendosë për pranimin ose jo.

Futbollistët, kështu do të mbeten në shtëpi vetëm nëse shfaqin simptoma, një vendim në linjë me parimin suedez sipas të cilit vetëm personat që “ndihen aq keq sa për tu shtruar në spital kryejnë testin për koronavirus”, shtoi një zëdhënës i ligës suedeze për Associated Press.

Protokolli, në thelb, reflekton politikën shumë tolerante me të cilën qeveria suedeze ka përballuar pandeminë, duke refuzuar që në fillim të privojë qytetarët nga liria e tyre individuale dhe duke mos aplikuar masat shtrënguese që u morën në pjesën më të madhe të vendeve europiane.

SHKARKO APP