Sukaj si Ibra, shënon golin e vitit nga mesi i fushës ndaj Lushnjës (VIDEO)

Xhevahir Sukaj nuk di të shënojë gola normal. Sulmuesi shkodran shënoi nga 50 metra, atëherë kur gjyqtari i ndeshjes ndaj Lushnjës po bëhej gati të mbyllte pjesën e parë.

Sukaj mori një top nga mbrojtja e tij, shmangi një kundërshtar që tentoi për t’i bërë faull, por nuk u rrëzua. Ai vazhdoi duke ndjekur aksionin dhe pa daljen e portierit Spaho dhe më pas goditi shumë fortë për ta dërguar në rrjetë.

Sukaj shënoi golin e dytë në këtë ndeshje dhe të 8-in personal. Ai po ndihmon ekipin e Vllaznisë me rrjetat e tij dhe njëkohësisht po i jep shumë kënaqësi sportdashësve, pasi rrjeta të tilla shihen “rrallë e për mall”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me rrjetën e fundit kundër Lushnjes me siguri do të marrë çmimin e golit të sezonit në Kategorinë Superiore. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?