Sukses për Shqipërinë, peshëngritësja 15-vjeçare shpallet kampione Europe
Sportistja Enkileda Carja garoi sot në Kampionatin Europian të Peshëngritjes U15-U17 në kategorinë 59 kg. 15-vjeçare nga Elbasani arriti të fitonte vendin e parë me një diference prej 21 kg nga vendi i dytë. Carja fitoi tre medalje ari me 84kg në stilin e shkëputjes, 100 kg në stilin e shtytjes dhe 184 kg në dygarësh.