Sulme raciste ndaj Coman dhe Tchoumani pasi humbën penalltitë ndaj Argjentinës
Futbollistët e Francës Kingsley Coman dhe Aurelien Tchouameni janë bërë objektivë të sharjeve të rënda racore në rrjetet sociale. Faji i tyre ishte se ata humbën penalltitë në finalen kundër Argjentinës.
Sulmuesi i Bayernit u ndal nga një pritje fantastike e Martinez, ndërkohë që mesfushori e dërgoi topin jashtë kuadratit. Në fund të ndeshjes, me mirjëra tifozë reaguan duke e shoqëruar fotot e tyre me imazhe majmunësh, por nuk munguan as ofendime për ngjyrën e lëkurës së tyre.
Coman dhe shoku i tij patën të njëjtën fat si Saka dhe Rashford në Euro 2020, pasi humbën penalltitë kundër Italisë. Të dy lojtarët i dhanë shumë Francës, por kjo nuk ka zbutur zemërimin e tifozëve francezë. /R.Lika-Koha Jonë/