Sulmi ndaj Dukës, reagon Muhamed Sejdini: Shpërthimi para shtëpisë së Armand Dukës, një akt i shëmtuar

Kryetari i Federatës së Futbollit në Maqedoninë e Veriut, Muhamed Sejdini  ka reaguar në lidhje me aktin e shëmtuar mbrëmjen e djeshme, ku ju vendos tritol kreyit të FSHF, Armand Dukës në portën e shtëpisë. Ai e cilëson si një sulm ndaj futbollit shqiptar këtë ngjarje.

“Nuk dua të mendoj me konspiracion për një lidhje ndërmjet aksioneve të fundit të njerëzve të politikës dhe shpërthimit me tritol para shtëpisë së presidentit të FSHF-së, por nuk qëndroj dot indiferent ndaj një veprimi të tillë të shëmtuar.

Mbrëmë në fakt u sulmua Anëtari i Komitetit Egzekutiv të UEFA-së, njeriu që mes tjerash bëri që Tirana këtë vit të paktën për një ditë të jetë qendra e futbollit europian me pritjen e finales së Conference League. Impaktit që kjo ndeshje do t’i jep Tiranës dhe Shqipërisë, sigurisht nuk i bëjnë nder aktet si ky i mbrëmshmi.

Swiss Digital Desktop Reklama

E mira e vetme e gjithë këtij akti të shëmtuar është se gjithçka kaloi pa lëndime e as që dua ta mendoj, larg qoftë të kishte viktima në njerëz.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por dëmi gjithsesi se është i madh, posaçërisht nëse llogarisim me syrin e çdo qytetari jashtë Shqipërisë e që në aktin e mbrëmshëm shikojnë sulm ndaj futbollit shqiptar”, tha Sejdini.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?