Sulmoi flamurin kuqezi, Apolonia pezullon pa afat portierin serb Cakoviç
Portieri serb që u bë protagonist i një incidenti me flamurin kombëtar në ndeshjen mes Apolonisë e Tiranës është pezulluar pa afat nga klubi fierak, ashtu siç pritej, por vështirë se ai do të rikthehet më për të luajtur me këtë skuadër. Klubi sportiv Apolonia, në vlerësimin dhe analizimin e ngjarjeve të ndodhura në ndeshjen me Tiranën të dielën e kaluar ku ndodhi dhe incidenti me flamurin kombëtar, ka dalë me masë konkrete për portierin serb, Vilson Cakoviç. Ai u bë protagonist në fushën e lojës me një veprim dhe reagim jo profesionist. Kësisoj, u vendos të pezullohet nga të gjitha aktivitetet zyrtare deri në një vendim të dytë”, citohej në komunikatën për shtyp të klubit të Apolonisë.
KOHA JONË SONDAZH

