Sulmuesi i kombëtares shqiptare bëhet me trajner të ri
Florian Kamberi ishte prurja risi në listën e kombëtares shqiptare të futbollit.
Sulmuesi 24-vjeçar u përfshi për herë të parë në listën e lojtarëve të grumbulluar nga Edi Reja për dy sfidat kualifikuese të Euro 2020, ndaj Andorrës dhe Francës, por një dëmtim e la jashtë fushave.
Ndërkohë, Kamberi ka marrë një lajm interesant nga klubi i tij, Hibernian. Skuadra skoceze ka gjetur trajnerin e ri.
Bëhet fjalë për Jack Ross, i cili do të drejtojë Hibernian që në takimin e radhës. Ish trajneri i Sunderland do të ketë mision të vështirë tek ky klub, i cili zë vendin e tetë në renditjen e ligës skoceze.