Sulmuesi i Kukësit për mediat italiane: Jam mërzitur në Shqipëri, por më mirë të qëndroj këtu!
Kukësi afroi në merkaton e janarit sulmuesin Godberg Cooper, i cili nuk ka gjetur shumë minuta te verilindorët, edhe për fatin se konkurrenca është shumë e madhe. Së fundmi sulmuesi ka dhënë një intervistë për “Tuttomercatoweb”, ku flet për situatën nga koronavirusi dhe për futbollin në Shqipëri.
“Familja ime jeton në Itali, dua shumë të bashkohem me ta, por nuk mundem për shkak të situatës në të cilën ndodhemi. Gjithashtu unë e shoh se numri vazhdon të rritet dhe më mirë po qëndroj këtu ku jam.
Të premten ne ishim në hotel dhe duke bërë stërvitje, por më pas u njoftuam të ndalojmë gjithçka. Jam shumë i shqetësuar, pasi shoh lajmet italiane dhe numri vetëm rritet. Unë jam mirë dhe nuk kam simptoma, por mendjen e kam në Itali. Unë jam gjithmonë në kontakt me familjen time dhe nuk kalon asnjë ditë pa folur. Bergamo është zona më e prekur deri tani, por jam i bindur që pas kësaj ata do ngrihen sërish.
Këtu në Shqipëri është pezulluar gjithçka, ndonëse disa ekipe janë stërvitur deri para pak ditësh. Kampionati këtu është shumë fizik. Dua të shënoj sa më shumë gola me ekipin tim dhe më pas ndoshta të kthehem në Itali. Modeli që ndjek? Duvan Zapata, për lëvizjet që bën. Më pëlqen shumë edhe Lukaku me Balotelin nga një këndvështrim futbollistik. Unë shikoj, studioj dhe përpiqem të mësoj.”, u shpreh Cooper.