Sulmuesi i Kukësit surprizon të riun italian që po lufton me Covid-19

Është më se normale që të rinjtë shqiptarë të kenë idhuj futbollistë që luajnë në kampionatin italian të futbollit, por përbën habi dhe lajm kur idhulli i një 17-vjeçari italian luan në Kategorinë Superiore me skuadrën e Kukësit.

Bëhet fjalë për djaloshin nga Bergamo, Marco Benzoni, i cili aktualisht është duke luftuar me koronavirusin, ndërsa në sportin më të ndjekur në botë ka idhull sulmuesin e verilindorëve Godberg Barry Cooper.

SHKARKO APP