“Sulmuesi më i mirë në Rusi, ka nivel të lartë”, trajneri vlerëson Mirlind Dakun

Sulmuesi i kombëtares, Mirlind Daku ka marrë shumë vlerësime për paraqitjet e tij në Rusi me fanellën e Rubin Kazan. Trajneri i njohur rus, Aleksandr Grigoryan e ka cilësuar Dakun, si sulmuesin më të mirë të kampionatit.

“Do ta quaja Dakun sulmuesin më të mirë të kampionatit. Ai është një sulmues i nivelit më të lartë”, ka thënë Grigoryan.

27-vjeçari Daku ka luajtur 26 ndeshje në sezonin e kaluar dhe realizoi 15 gola. Për t’u mësuar mbetet e ardhmja e lojtarit, me këtë të fundit që ndiqet nga disa skuadra.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?