Sulmuesi portugez: Maroku shkoi në gjysmëfinale sepse kishte diçka më shumë se ne!
Sulmuesi portugez, Rafael Leao ka komentuar eliminimin e hidhur nga Botërori pas disfatës ndaj Marokut.
Në një reagim në “Instagram”, Leao thekson se Maroku kishte diçka më shumë se Portugalia dhe ndaj sipas tij u eliminuan.
“Me grupin e punës që kishim, ambicia ishte të shkonim sa më larg… Të fitonim botën. Kupën për të qenë më konkrete. Ne kemi treguar vlerën tonë si skuadër dhe pavarësisht ndjenjës së trishtimit e kemi shijuar në maksimum këtë kompeticion. Jemi përballur me një kundërshtar që kishte diçka më shumë se ne. Ne do ta kapërcejmë këtë kapitull së bashku dhe me siguri e ardhmja do të jetë argëtuese. Falënderoj portugezët për mbështetjen e tyre në çdo ndeshje!”-tha ai.
Sulmuesi i Milanit e mbylli eksperiencën në këtë Kupë Bote me dy gola (kundër Ganës dhe Zvicrës) dhe 83 minuta lojë në përgjithësi.