Sulmuesi serb i Milanit pezullohet me dy ndeshje pas kartonit të kuq
Gjykata Sportive ka publikuar vendimet në lidhje me javën e fundit të kampionatit te Serie A. Ka qenë një dore e rëndë ndaj Luka Jovic. Sulmuesi serb i Milanit, në minutën e 50-të të lojës, u përjashtua me karton të kuq pas një kontrolli në VAR për një goditje ndaj Armando Izzo, mbrojtësit të Monza-s, faull reagimi dhe sjellje e pahijshme.
Një goditje e ndaluar që do t’i kushtojë qendërsulmuesit kuqezi një dënim me dy ndeshje. Një goditje e keqe sidomos për Stefano Piolin, i cili humbet sulmuesin e tij rezervë për dy ndeshjet e tjera të rëndësishme për kuqezinjtë, ndoshta vendimtare në ngrirjen përfundimtare të kualifikimit për Ligën e Kampionëve të ardhshëm.
Milani do të sfidojë Atalantën në San Siro në një përballje direkte për vendin e katërt, ndërsa më 1 mars kuqezinjtë do të shkojnë në Olimpico të Romës për të sfiduar Lazio-n e Maurizio Sarrit.