Sulmuesi serb: Na pret atmosferë e zjarrtë në Tiranë, por jemi gati

Në prag të sfidës mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila do të luhet më 7 qershor në “Arena Kombëtare” në Tiranë, sulmuesi serb Aleksandar Katai ka folur për pritshmëritë e tij për këtë ndeshje të rëndësishme, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.

Në një intervistë për faqen zyrtare të Federatës Serbe të Futbollit, Katai ka theksuar se skuadra është e përgatitur për një atmosferë të zjarrtë dhe nuk trembet nga presioni i tifozëve shqiptarë.

“Na pret një atmosferë e nxehtë, por përmes shumë dueleve me klubet tona, në Champions League dhe në Ligën e Evropës, jemi mësuar me situata të tilla. Kjo nuk na ndikon në asnjë mënyrë,” – tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, një ndeshje me një atmosferë të tillë është më e mirë se sa të luhet pa tifozë: “Përkundrazi, çdo lojtar gjen motivim në një ambient të tillë. Është një duel ideal për t’u dëshmuar.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndeshja pritet të jetë e tensionuar dhe me shumë interes, duke pasur parasysh historinë mes dy përfaqësueseve, por gjithashtu edhe rëndësinë që ka për pozitat në grupin kualifikues.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?