Sulmuesi shqiptar shkëlqen te Fiorentina, shënon tripletë ndaj Romës (VIDEO)

Eljon Toçi po shkëlqen në radhët e skuadrës së të rinjve të Fiorentinës me paraqitjet dhe me golat e tij. Talenti shqiptar ka ndihmuar klubin vjollcë që të shkojë në finalen e Kupës së Italisë. Sot, ai ishte vendimtar në duelin gjysmëfinal mes Fiorentinës dhe Romës, të mbyllur me shifrat 5-2, pasi tundi tre herë rrjetën e portës kundërshtare.

Në pjesën e parë, golat e Toçit në minutat 21-të dhe 23-të bënë që sfida të shkonte në shifrat 3-1 për ekipin e tij, ndërsa në pjesën e dytë të ndeshjes ai shënoi edhe golin e rezultatit të përkohshëm 4-1 për ekipin e tij.

Toçi do të provojë të fitojë trofeun në finalen ndaj Atalantës. Në këtë sezon me të rinjtë e Fiorentinës, Toçi është aktivizuar në 25 ndeshje duke shënuar në total nëntë gola.

Swiss Digital Desktop Reklama
06-04-22 Primavera Tim Vision Cup semifinale:Fiorentina-Roma 5-2 (tripletta Toci, doppietta Bianco)

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?