Super Armando Broja, shënon një tjetër gol fantastik në Premier League (VIDEO)
Armando Broja vijon të dhurojë spektakël në Premier League. Sulmuesi i Kombëtares sonë, i cili aktivizohet te Southampton ka realizuar golin e radhës në duelin ndaj Brentford, duke i cuar shifrat në 3-1.
Në minutën e 49-të, Broja merr një pasim nga Romeu dhe më pas me një vrapim shumë të bukur arrin që të bëjë gjithçka në perfeksion dhë më pas e dërgoi topin në rrjetë. Ky ishte goli i 5-të në Premier League për të këtë sezon dhe i pari për vitin 2022 /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

