Super Bajrami shënon në portën e Strakoshës nga pika e bardhë (VIDEO)

Ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme ndeshja e Lazios ndaj Empolit, teksa pas 8 minutash skuadra e Sarrit e ka parë veten në disavantazh 2-0.

Në minutën e 5-të, miqtë fitojnë një penallti, që do të kthehej në gol nga Nedim Bajrami. Mesfushori i Kombëtares sonë, arriti që të mposht portierin Strakosha, duke e dërguar topin në fundin e rrjetës.

Tri minuta më pas Zurkowski shënoi dhe golin e dytë duke përfituar nga një rrëmujë në zonë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?