Super Broja, shënon dopietë në miqësoren e Vitesse-s
Armando Broja tregon menjëherë vlerat e tij te skuadra e Vitesses. Sulmuesi u prezantua përpara 2 ditësh me ekipin e elitës, ndërsa u huazua nga Chelsea për një sezon.
Trajneri e aktivizoi menjëherë pas 24 orësh në miqësoren që Vitteses kishte ndaj Den Hag dhe që mbaroi në shifrat 2-2. Broja luajti vetëm 5 minuta pa mundur që të gjejë golin. Ditën e sotme ishte radha e rezervave të Vitesses për të luajtur ndaj atyre të Den Hag, teksa sfida u mbyll 4-0.
Në ekip u thirr sërish Armando Broja që luan kështu dy takime në dy ditë, ndërsa këtë herë u aktivizua në minutën e 46-të. Sulmuesi shqiptar realizoi edhe dopietën e parë, në minutën e 72-të dhe 87-të.