Super Broja, shënon golin e 10-të sezonal te Vitesse (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Armando Broja nuk ka ndërmend të ndalet, teksa po kalon një formë fantastike te Vitesse në Holandë, e cila në këtë pikë të kampionatit është duke luftuar për vendin e tretë në renditje.

19-vjeçari shqiptar shënoi një gol shumë të bukur në përballjen që Vitesse luajti këtë javë përballë ekipit të Zëolle.

Në javën e 31 të kampionatit holandez, Broja ka shënuar plot 10 gola për Vitesse, duke u bërë golashënuesi kryesor për ekipin e tij.

 

SHKARKO APP