Super Broja, shënon me kokë në miqësoren e Vitesse-s
Armando Brojën e pret një sezon si protagonist te skuadra e Vitesse-s në Holandë. Sulmuesi i talentuar i Kombëtares sonë gjeti rrugën e rrjetës në fitoren 2-1 të miqësores ndaj Ultrecht.
Broja e nisi ndeshjen nga minuta e parë, por golin do ta gjente 12 minuta nga fundi i sfidës. Pas një krosimi të Beerens, sulmuesi kërcen mjaft mirë me kokë duke arritur që të realizojë.
Kujtojmë që bomberi është në formë huazimi te skuadra holandeze, pasi kartoni i tij është ende në zotërim të skuadrës së Chelsea-t. Eksperienca dhe golat në Holandë do ta ndihmojnë që të ngjisë shkallët në karrierën e tij. /R.Lika-Koha Jone/