Super Chelsea, transferon mbrojtësin e shumëkërkuar francez

Chelsea nuk ka ndërmend që të ndalet në merkato gjatë kësaj vere. Së fundmi Blutë e Londrës kanë transferuar mbrojtësin francez Malang Sarr dhe ka njoftuar pasditen e sotme se ka arritur të firmosë një kontratë 5-vjeçare me të.

Mbrojtësit 21-vjeçar i kishte përfunduar kontrata me Nice dhe ishte një futbollist i lirë, ndërsa mosha e re, paraqitjet e mira dhe fakti që mund të vinte pa shpenzuar asnjë para, kishte vënë në lëvizje klube të shumta europiane.

Megjithatë betejën e kanë fituar “blutë e Londrës” që po konfirmohen si një nga skuadrat më aktive në merkaton e kësaj vere, pasi kanë arritur që të transferojnë edhe emra si Hakim Ziyech, Timo Ëerner, Ben Chilëell, etj.

Gjithsesi klubi londinez ka bërë të ditur se në marrëveshjen me Sarr është parashikuar huazimi në një tjetër skuadër në sezonin 2020-2021, me qëllim që mbrojtësi të fitojë më shumë eksperiencë.

SHKARKO APP