Super Cikalleshi, shënon dopietë dhe i jep fitoren Konyasporit (VIDEO)

Sokol Cikalleshi ka qenë protagonist absolut këtë fundjavë për skuadrën e Konyaspor, që ka fitoi 0-2 në fushën e Goztepe. Të dy golat u shënuan nga bomberi  i kombëtares kuqezi, i cili është ngjitur në kuotën e katër golave sezonal.

Goli i parë erdhi në minutën e 26-të, vendasit mbeten me dhjetë lojtarë në minutën e fundit të fraksionit të parë të ndeshjes. Golin e dytë sulmuesi kavajas e shënoi në minutën e 72-të të ndeshjes, duke i dhënë një sukses të merituar ekipit të tij.

Cikalleshi u aktivizua si titullar bashkë me Endri Çekiçin dhe Zymer Bytyqin. Triumfi i sotëm e ka ngjitur Konyasporin në vend të tretë, 7 pikë larg Trabzonsporit kryesues.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?