Super Dinamo e Dajës, fiton me përmbysje ndaj Escaldes në Andorra
Dinamo e Ilir Dajës ka shkruar një kapitull të ri në historinë e saj europiane, duke regjistruar një fitore të artë në transfertë ndaj Atletik D’Escaldes në Andorrë. Pas plot 15 vitesh mungesë triumfesh në arenën ndërkombëtare, blutë u rikthyen në sukses me rezultatin 2-1, në ndeshjen e parë të raundit kualifikues.
Megjithëse vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 43-të me golin e Vieira-s, Dinamo tregoi karakter në pjesën e dytë.
Barazimi erdhi në minutën e 65-të nga sulmuesi kosovar Zabërgja, i cili shfrytëzoi një gabim të portierit kundërshtar. Vetëm disa sekonda pas aktivizimit në fushë, shkodrani Qardaku shënoi golin e përmbysjes me prekjen e tij të parë në top.
Kjo fitore i jep Dinamos një avantazh të rëndësishëm në prag të ndeshjes së kthimit, ku pritet të vuloset edhe kualifikimi për në raundin tjetër.
KOHA JONË SONDAZH

