Super Giroud, Milani fitore spektakolare me përmbysje ndaj Interit në derbi (VIDEO)

Milani mban ende të hapur luftën për titullin kampion në Seria A. Skuadra e Piolit mori një fitore spektakolare me përmbysje 2-1 ndaj Interit, në Derbin e Madoninës.

Zikaltrit dominuan në 45 minutat e para, duke gjetur dhe golin e avantazhit. Në minutën e 38-të, Ivan Perisic, harrohet brenda zonës pas një goditje nga këndi, teksa do të realizonte me një goditje me të majtën.

Trajneri Pioli bën disa ndryshime në fraksionin e dytë duke hedhur në fushë Brahim Diaz në vend të Kessie, për t’i dhënë një tjetër ritëm ndeshjes.  Në minutën e 74-t, kuqezinjtë dalin shumë shpejtë në një kundërsulm, me Brahim Diaz që tenton me një goditje që devijohet dhe shkon në këmbët e Giroud.

Sulmuesi francez e ka lojë fëmijësh shtyrjen e topit në rrjetë. 3 minuta më pas me një kthim spektakolar, Giroud arrin të mposht për herë të dytë Handanovic. Në shtesë, Theo Hernandez u ndëshkua e karton të kuq, por që nuk do të ndikonte në rezultatin e duelit. Milani ngjitet në kuotën e 52 pikëve, vetëm 1 më pak se Interi që ka dhë nje sfidë për të rikuperuar. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP