Super-gol i Leo Mesit, Barcelona “përmbys” Vilarealin, ndjek Realin (Foto)

Barcelona fitoi 3-2 ndaj Vilarreal dhe  Lionel Messi shënoi një gol tjetër spektakolar, duke ndihmuar të zotët e shtëpisë, që të siguronin fitoren e rëndësishme në garë për titull.  Denis Cheryshev u dha vizitorëve avantazhin e shpejtë pas një goditje të bukur, por Neymar barazoi shifrat para se të mbyllej pjesa e parë. Dario Vietto kaloi Villarreal para për herë të dytë, në 52’, por Rafinha barazoi sërish për Barcelonën dhe vetëm një minutë më vonë Lionel Messi shënoi një gol të jashtëzakonshëm, në 56’, duke vulosur rezultatin në 3-2 për katalanasit. Për nga mënyra si shkoi loja, fitorja e Barcelonës ishte mëse dramatike. Barcelona ndodhet një pikë pas Real Madrid, që fitoi 4-1 të shtunën me Real Saragoza, por të besuarit e Carlo Ancelotit kanë një ndeshje më pak.

 

Spanjë  

Swiss Digital Desktop Reklama

 La Liga – Java e 21-të

Swiss Digital Mobile Reklama

Të premten

Rayo V. Dep. La Korunja                1-2

Të shtunën

Real Madrid- Real S.                      4-1

Eibar-Atletiko M.                            1-3

Granada-Elche                               0-1

Selta Vigo-Kordoba                         1-0

Të djelën

Levante- A. Bilabo                           0-2

Almeria-Getafe                               1-0

Sevilja-Espanjol                               3-2

Barcelona-Vilareal                           3-2

Të hënën

20:45 Malaga –  Valencia

 

Klasifikimi:  Real Madrid  51 pikë, Barcelona 50, Atletico Madrid 47, Sevilla 42, Valencia 41, Villarreal 38, Malaga 32, Eibar 27, Espanyol 26,  Celta Vigo 24, Athletic Bilbao 23,  Rayo Vallecano 23, Real Sociedad 22, Deportivo La Coruna 21,  Getafe 20, Almeria 19, Cordoba 18, Granada 18,  Elche 17,  Levante 16 pikë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?