Super Ibrahimovic, i jep 3 pikë Milanit në sfidën e parë në Seria A (VIDEO)

Milani e nis me këmbën e mbarë sezonin e ri. Skuadra e Piolit fitoi pastë 2-0 ndaj Bolognës në “San Siro” duke dominuar totalisht sfidën.

Ishte një ndeshje magjike për Zatan Ibrahimovic, që u bë protagonist absolut me dy golave të shënuar. Fillimisht suedezi realizoi me kokë pas një krosimi të Theo-s.

Ibrahimovic nuk u ndal me kaq, teksa në fillimin e pjesës së dytë shënoi sërish, por këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë. Pioli në pjesën e dytë hodhi në fushë edhe blerjet e reja Tonali dhe Brahim Diaz, të cilët nuk mundën që të linin gjurmë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP