Super lajm nga Anglia, Broja rikthehet në stërvitje me Southampton

Armando Broja është rikthyer në stërvitje te skuadra e Southampton. Sulmuesi shqiptar u dëmtua teksa po kalonte një formë fantastike pas dy golave ndaj  Leeds United dhe Burnley, ku u u aktivizua nga minuta e parë.

Pikërisht në momentin e tij më të mirë, një dëmtim në kyçin e këmbës bëri që 20-vjeçari të qëndronte në infermieri fundjavën e kaluar.

Broja është stërvitur me pjesën tjetër të grupit por mbetet në dyshim nëse ndaj Aston Vila të premten do të aktivizohet nga minuta e parë. Duke folru për të trajneri Ralph Hasenhüttl u shpreh: “Broja është rikthyer. Pjesa tjetër duke përjashtuar Jack Stephens janë të gatshëm. Kam ekipin e plotë”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë, që do ta ketë në dispozicion Armando Brojën për ndeshjet e fundit kualifikuese ndaj Anglisë dhe Andorras.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?