Super Milani i Piolit, mund me “manita” Bolognën (VIDEO)

Milani i Piolit vijon të dhurojë spektakël. Skuadra kuqezi mbrëmjen e sotme ka shkatërruar 5-1 Bolognën, duke blinduar vendin e 6-të me 56 pikë, vetëm 1 më pak se Roma e vendit të pestë.

Skuadra milanezë do të kalonte në avantazh që në minutën e 10-të me Salemaekers, i cili do të realizonte pas një asisti të Hernandez. Në të 4-n, Calhanogglu përfitoi nga një përgjumje e mbrojtës së Bolognës.

Në fundin e fraksionit të parë, Tomiyasu shënoi një gol fantastik ën trekëndëshin e Donnarumms. Gjithsesi Milani në fraksionin e dytë do të shënonte edhe tri të tjerë me Bennacer, Rebic dhe në fundin e takimit me Calabrian. Kuqezinjtë konfirmojnë një formë të jashtëzakonshme, teksa në javët e fundit kanë mundur edhe Juventusin e Lazion. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP