Super Milani i Piolit mund Sassuolon dhe merr vendin e 5-të (VIDEO)
Milani i Piolit vijon të mos njohë kundërshtarë në Seria A. Kuqezinjtë kanë marrë fitoren e radhës kundër një prej ekipeve më në formë Sassuolo, duke i mundur 2-1 në shtëpinë e tyre.
Protagonist absolut në këtë ndeshje për Milanin do të ishte Zlatan Ibrahimovic, i cili shënoi dy gola. Fillimisht e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 19-të me kokë pas një asisti fantastik të Calhanoglu.
Caputo barazoi rezultatin me penallti në minutën e 42-të, por kuqezinjtë do të riktheheshin sërish në avantazh falë magjisë së Calhanoglu dhe finalizimit të suedezit. Në fundin e pjesës së parë Bourabia la Sassuolon për gjithë pjesën e dytë me një futbollistë më pak, duke ndihmuar jo pak në ecurinë e ndeshjes.
Rezultati nuk do të ndryshonte, teksa Milani tashmë mban vendin e 5-të me 59 pikë, ndërkohë që vendasit mbetën në të 8-in /R.Lika-Koha Jone/