Super Myrto Uzuni, gjen rrugën e rrjetës në La Liga (VIDEO)

Myrto Uzuni më në fund rikthehet te goli. Sulmuesi shqiptar realizoi golin e barazimit 1-1në takimin me Almerian, një rivale e drejtpërdrejtë për mbijetesë.

Në minutën e 75-të, “bomberi” kuqezi i shkëputet me zgjuarsi mbrojtjes dhe përballë portierit nuk gabon. Ishte goli i shtatë sezonal për sulmuesin beratas.

Bomberi beratas ka arritur në kuotën e 7 golave po aq sa Vinicus dhe Ferran Torres.

SHKARKO APP