Super ndeshja Manchester City-Liverpool, zbulohen formacionet e Guardiolës dhe Slot
Manchester City pret Liverpoolin në një superpërballje që pritet të ndikojë në garën për titullin e Premier League. Skuadra e Pep Guardiolës vjen në këtë sfidë nga vendi i tretë, ndërsa Liverpooli i Arne Slot ndodhet i gjashti pas disa rezultateve zhgënjyese.
Trajneri spanjoll ka vendosur të lërë jashtë ish-lojtarin e Milanit, Reijnders, duke i besuar Bernardo Silvës dhe Phil Foden. Nicolás González pozicionohet në qendër të mesfushës, ndërsa Cherki vepron në krahun e djathtë përkrah Haalandit dhe Doku në të majtë. Në portë, si zakonisht, starton Gianluigi Donnarumma, ndërsa Haaland mbetet pika fikse e sulmit.
Në kampin tjetër, Arne Slot vendos të mos aktivizojë Federico Chiesën, duke i bërë vend Momo Salahut. Wirtz luan në krahun e majtë, me Szoboszlai pas sulmuesit Ekitiké. Isak nis nga stoli dhe pret mundësinë e tij gjatë lojës.
Formacionet zyrtare
MANCHESTER CITY (4-3-3):
Donnarumma; Nunes, Dias, Gvardiol, O’Reilly; Gonzalez, Bernardo Silva; Cherki, Foden, Doku; Haaland.
Trajner: Pep Guardiola.
LIVERPOOL (4-2-3-1):
Mamardashvili; Bradley, Konate, Van Dijk, Robertson; Gravenberch, Mac Allister; Salah, Szoboszlai, Wirtz; Ekitike.
Trajner: Arne Slot.
KOHA JONË SONDAZH

