Super ndeshjen City-Arsenal “e fiton” Liverpooli, s’ka gola në “Etihad”

Manchester City dhe Arsenali nuk shkojnë më shumë se një barazim 0-0 në duelin për titull në Premier League. Edhe pse pritej një ndeshje spektakolare me shumë gola, të dyja skuadrat në fakt u treguan shumë të kujdesshme.

Nathan Ake dha sinjalin e parë me një goditje me kokë në minutën e 15-të, por shumë pak për të ndryshuar shifrat në 45 minutat e para. Në fillimin e pjesës së dytë, Saka shpërdoroi një mundësi të mirë, por as ai dhe as Gabriel Jesus nuk tregohen të saktë brenda zonës.

Në fundin e ndeshjes Trossard vendosi në provë reflekset e portierit Ortega, i cili ndali mjaft mirë goditjen e tij me të majtën. Ky barazim i shkon më shumë përshtat Liverpoolit që mbetet e vetme në krye me 67 pikë, dy më shumë se Arsenali dhe tre më shumë se City. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP