Super Oblak dhe Llorente eliminojnë kampionët e Europës nga Champions League (VIDEO)

Atletico Madrid shkakton surprizën më të madhe të fazës së 1/8-ve, duke eliminuar kampionët në fuqi të Liverpoolit. Skuadra e Simeones fitoi 3-2 në “Anfield”, teksa koha e rregullt do të mbyllej me fitoren 1-0 të ekipit anglez.

Wijnaldm shënoi për “The Reds” në minutën e 43-të me një goditje me kokë. Ekipi i Klopp shpërdoroi shumë shanse shënimi, teksa Oblak shpëtoi shumë herë portën nga gola të sigurt.

Firmino do të realizonte në minutën e tretë të shtesës së ndeshjes, por kundërpërgjigja e Atleticos do të ishte e frikshme. Marcos Llorente shënoi dy gola në harkun e disa minutave duke i dhënë kualifikimin “Los Colchoneros”.  Në fundin e ndeshjes kishte kohë edhe për një tjetër gol të Moratës, i cili i dha goditjen e fundit skuadrës angleze. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP