Super Ribaj thyen Skënderbeun në Shkodër, Teuta mund Laçin (VIDEO)

Vllaznia bën surprizën e madhe në sfidën e javës së 27-të ndaj Skënderbeut. Skuadra shkodrane ka fituar në shifrat 2-1 në stadiumin “Loro Boriçi”. Ekipi i Gjokës e nisi ndeshjen mjaft mirë, duke shënuar që në minutën e 2-të. Pas një aksioni nga e djathta Gilman Lika kroson në zonë për Ribajn, i cili gjen golin. Kundërpërgjigja e Skënderbeut vjen në minutën e 21-të me Soue.

Sulmuesi merr një top brenda zonës së Vllaznisë, fiton dyluftimin me Orelesin dhe përballë Sherrit nuk fal. Gjithsesi dy minuta nga fundi i pjesës së parë, Andi Ribaj realizon me kokë golin e dytë personal në këtë ndeshje, por që doli që të ishte edhe i fitores.

Në ndeshjen tjetër të luajtur në Durrës, Teuta fitoi minimalisht 1-0 ndaj Laçit. Silvestër Shkalla shënoi golin e fitores 5 minuta nga fundi, duke mbajtur në 3 pikë diferencën me Vllazninë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?