Super Rroca, shënon 3 gola në Turqi për 45 minuta (VIDEO)
Eduard Rroca po kalon një formë fantastike në Turqi. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 3 gola brenda një pjese në ndeshjen që skuadra e tij Istanbulspor luajti ndaj Denizlispor, e vlefshme për kategorinë e dytë të Turqisë.
Sulmuesi realizoi në minutën e 28-të, 39-të dhe 44-t, tripletën në personale, duke marrë dhe topin në shtëpi.
Rroca ka pasur probleme të shumta me dëmtimet në fillim të sezonit dhe vetëm në muajin shkurt është kthyer të luajë rregullisht me Istanbulspor.

KOHA JONË SONDAZH

