Super sfida kundër Serbisë, tranjeri kuqezi me grup të cunguar në stërvitjen e parë

Të shtunën do të luhet super sfida kundër Serbisë, dhe në seancën e parë stërvitore trajneri Sylvinho ka punuar pothuajse me grupin e përgjysmuar, pasi ende shumë lojtarë të thirrur në kombëtare nuk kanë mbërritur me Tiranë.

Trajneri i kombëtares punoi pa Thomas Strakoshën, Ivan Balliun, Enea Mihajn, Arbër Hoxhën, Jasir Asanin dhe Armando Brojën. Hysaj, Daku dhe Ajeti bënë stërvitje të diferencuar, duke vrapuar rreth fushës, ndërsa Ardian Ismajli ka humbuar grumbullimin për shkak se nuk është rikuperuar.

E marta pritet të jetë dita kur Sylvinho të ketë të gjithë grupin në dispozicion, me 24 futbollistët e grumbulluar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?