Super talenti Ansu Fati rikthehen te fitorja Barcelonën në La Liga (VIDEO)

Barcelona rikthehet te fitorja në kampionat pas humbjes kundër Valencias. Blaugranët fituan pastër 2-1 kundër Levantes në duelin e luajtur në “Camp Nou”.

Protagonist absolut ishte talenti Ansu Fati, i cili i shënoi të dyja golat. 17-vjeçari u shërbye në të dyja rastet nga Lionel Messi, në harkun e dy minutave.

Në fraksionin e dytë miqtë shpërdoruan disa mundësi shënimi, ndërkohë që do të shënonin vetëm në kohën shtesë me autor Rochin-n. Me këtë fitore, Barcelona ngjitet në vendin e  dytë me 46 pikë, 3 më pak se Reali. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP